Putini në Jarinjë?
BKT
Lajme

Putini në Jarinjë?

Në orët e hershme të mëngjesit, në disa vende në Jarinjë janë shfaqur fotografi të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin. 

Megjithëse Federata Ruse, lidhur me tensionet e fundit në veri të Republikës së Kosovës, kishte ndërhyrë në forma të ndryshme, protestuesit, për herë të parë kanë vendosur pllakata të Putinit. 

Sipas të dhënave që i ka siguruar RTK, pllakatat me portretin e Putinit janë vendosur në orët e hershme të mëngjesit. 

Edhe ditë më parë, thonë të dhënat, disa protestues kanë pasur fanella me fotografi të Putinit, porse organizatorët i kanë detyruar t’i zhveshin ato, për shkak të bisedmimeve që u realizuan tashmënë Bruksel.

Sipas këtyre të dhënave, kjo është bërë edhe me miratimin e vet kreut të shtetit serb, të cilit i është dashur t’ia delegojë çfarëdo incidenti të mundshëm këtyre organizatave.


MË SHUME NGA Lajme