16:57 / 30.09.2021
Dukagjini shijon fitoren e parë, e mposht Dritën
Skuadra e Dukagjinit e ka shijuar fitoren e parë në këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll.
Djelmoshat e drejtuar nga Armend Dallku arritën ta mposhtin nënkampionen në fuqi, Dritën, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me rezultat 2:1, edhe pse nga minuta e 58-të luajtën me një lojtar më pak pas përjashtimit të Elton Basriut. Drita kaloi e para në epërsi me golin e Almir Ajzerajt, në minutën e 39-të, por Dukagjini arriti të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë. Fillimisht Ahmed Januzi i barazoi shifrat në minutën e 50-të, derisa golin e fitores për vendasit e realizoi Henry Chibueze, në minutën e 87-të. Për Dritën kjo ishte humbja e dytë radhazi.























