Koraqi: Gjatë muajit tetor pritet të ketë rritje të numrit të infektimeve
Mjeku Andi Koraqi u shpreh se gjatë muajit tetor pritet të ketë një rritje të infektimeve me COVID-19.
Mjeku sqaroi se kjo situatë mund të shkaktohet nga fillimi i procesit mësimor në shkolla, ku rriten edhe kontaktet mes grup-moshave të ndryshme.
Sa i përket rritjes së infektimeve dhe si pasojë e fataliteteve në muajin shtator, ai theksoi se gjithçka erdhi nga periudha e verës ku nuk u respektuan masat, njofton euronews.albania.
Mjeku nënvizoi se vaksina të mbron më shumë nga fataliteti sesa transmetimi.
Për vaksinimet tek gratë shtatzëna, z. Koraqi deklaroi ato se mund të vaksinohen me “Ffizer”, pasi studimet kanë treguar se injektimet nuk shkaktojnë probleme tek nënat shtatzëna apo foshnjat e tyre.
“Studimet e fundit, sidomos ‘Ffizer’ nuk kanë asnjë impakt si në gratë shtatzëna ashtu edhe në fertilitetin mashkullor dhe femëror. Këto grupe të cilat janë në risk mund të vaksinohen me Pfizer”, u shpreh mjeku.























