Elon Musk ka një mesazh epik për rivalin e tij
Elon Musk ka rifituar vendin e parë si njeriu më i pasur në botë dhe tashmë po feston ashtu si vetëm ai di.
Rivaliteti mes dy miliardierëve luan tenis në rrjetet sociale, gjykata dhe hapësirë së fundmi, me dy kompanitë e tyrë, “SpaceX” të Elon dhe “Blue Origin” të Bezos.

Tashmë Elon ka arritur të ketë një vlerë prej 200 miliardë dollarësh duke rimarrë kështu titullin si njeriu më i pasur në botë, i cili deri në këtë moment u kryesua nga Bezos.
“Do t’i dërgoj një statujë gjigande të numrit 2 Jeffrey B., së bashku me një medalje argjendi”, tha CEO i Tesla-s për “Forbes”. Komentet e Musk për rivalin janë përshkallëzuar në muajt e fundit.
“Duket se Bezos doli në pension që të kishte një punë me kohë të plotë për të ngritur padi ndaj SpaceX”, tha ai kur Blue Origin kundërshtoi që NASA t’i jepte kompanisë së Musk kontratën e projektit Artemis.























