“Cold Heart” ndër këngët më të dëgjuara
BKT
Magazina

“Cold Heart” ndër këngët më të dëgjuara

Elton John falenderon Dua Lipën për bashkëpunimin

 “Cold Heart” bashkëpunimi i yjeve të muzikës britanike Elton Xhon dhe Dua Lipa po korr suksese të mëdha. Një muaj e gjysmë pas publikimit, hiti ku bashkëpunoi edhe 26-vjeçarja me origjinë shqiptare renditet ndër këngët më të preferuara në klasifikime.

Këtë javë, “Cold Heart” renditet në krye të listës Billboard për shitjet e hiteve dixhitale të kategorive “Dance” dhe “Electronic”. Ky hit qëndron prej disa javësh në vendet e para të renditjeve edhe në Spotify dhe në klasifikime të tjera në Britaninë e Madhe.

Ikona e muzikës Rok Pop i viteve ’70-’80 shpreh përmes rrjeteve sociale, vlerësimin për Dua Lipën dhe të tjerë bashkëpunëtore që e mbajnë muzikën e tij në majë. Cold Heart është një ripërpunim i hitit të tij të viteve ’90 “Sacrifice”.

 


MË SHUME NGA Magazina