Bashkëpunim me Ramën? Duma: Opozita do ta prijë reformën territoriale
BKT
Shqipëri

Bashkëpunim me Ramën? Duma: Opozita do ta prijë reformën territoriale

Deputetja demokrate Grida Duma u shpreh se opozita do ta prijë reformën territoriale.

Ajo tha se PD do të shtrohet në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët.

Duma: Grupi i punës për reformën territoriale është dhe z. Bylykbashi është në të. Ne do të shtrohemi në tryezë për të paraqitur argumentet se si shërbimet të shkojnë te qytetarët. Ne do ta prijmë këtë ndryshim, pra reformën territoriale, por varet sa do të heqë dorë Rama nga reforma elektorale që e shiti si territoriale.

Grida Duma shpjegon arsyet pse opozita grisi fletët gjatë votimit të Lindita Nikollës

Duma: Basha po fortëson marrëdhëniet me SHBA-të, kështu qartësohet edhe çështja e Berishës

Ne do të shkojmë te logjika se njësia administrative që kursen dhe decentralizon, ka qenë një dështim i vërtetë dhe një gjë të tillë e nxori edhe pandemia. Kjo në mënyrë që shërbimet jetike dhe bazike tu ofrohen qytetarëve./RTV Ora


MË SHUME NGA Shqipëri