Zvicra mirëpret arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë
BKT
Lajme

Zvicra mirëpret arritjen e marrëveshjes për targa mes Kosovës dhe Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Në një postim në Twitter, Ministria e Punëve të Jashtme të Zvicrës thotë se inkurajon Kosovën dhe Serbinë të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, transmeton Telegrafi.

“Zvicra mirëpret rezultatin e negociatave të lehtësuara nga BE-ja për targat e veturave dhe inkurajon Serbinë dhe Kosovës të bëjnë progres të mëtutjeshëm në normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, thuhet në reagim.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në Bruksel lidhur me reciprocitetin për targa. Këtë e ka bërë të ditur, Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


MË SHUME NGA Lajme