12:06 / 01.10.2021
Apeli i GJKKO pushon çështjen për konfiskimin e pasurive të Altin Hajrit
Apeli i GJKKO pushon çështjen për sekuestrimin e kompleksit Golden në Shijak, në pronësi të Altin Hajrit.
SPAK hoqi dorë nga ankimimi dhe për këtë arsye Apeli i GJKKO pushoi çështjen.
Altin Hajri ishte një nga personat që u vendos në lupën e OFL, duke iu skanuar pasuria pasi kishte dyshime se ishte krijuar nga veprimtaria kriminale.
Operacioni kundër Altin Hajrit nisi pas rrëmbimit dhe ekzekutimit të Jani Prengës pikërisht në kompleksin Golden. Trupi i pajetë i Prengës ende nuk është gjetur nga policia.
Altin Hajri dyshohet se ka rrëmbyer më 17 janar 2020 Jan Prengën në Kamëz, në bashkëpunim me persona të tjerë dhe më pas e kanë transportuar drejt kompleksit Golden, ku dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e plagëve./vp























