Shqipëria i kërkon “The Sun” që të përgënjeshtrojë lajmin për emigrantët
BKT
Shqipëri

Shqipëria i kërkon “The Sun” që të përgënjeshtrojë lajmin për emigrantët

Ministria e Jashtme ka udhëzuar Ambasadën në Londër që t’i kërkoi gazetën britanike, “The Sun” që të tërheqë e përgënjeshtroë artikullin ku thotë se “në Shqipëri do të ngrihen kampe për të strehuar emigrantët e paligjshëm që Anglia kap në La Mansh”.

“I turpshëm lajmi i rremë që po përhapet në mediat britanike, për një strehë në Ballkan, fiks në Shqipëri për emigrantët që kalojnë kanalin e La Manshit. Kemi udhëzuar Ambasadën tonë në Britaninë e Madhe që të kërkojë përgënjeshtrimin e këtij lajmi të rremë”, deklaroi ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Xhaçka thotë se Shqipëria ka pranuar me krenari të strehojë 4 mijë refugjatë afganë, por nuk do të shndërrohet kurrë në një vend-grumbullimi i politikave anti-emigracion të vendeve më të mëdha dhe më të pasura./gsh


MË SHUME NGA Shqipëri