10:42 / 04.10.2021
Hisen Berisha betohet si deputet
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së Uran Ismailit nga kjo pozitë.
Berisha para deputetëve, është betuar, teksa në fund ka bërë përshëndetjen ushtarake, raporton EO.
Përderisa me 28 për, 51 kundër dhe dy abstenime, Kuvendi nuk e ka miratuar Raportin vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2020.























