Mblidhet grupi parlamentar i PD, zbulohet mesazhi i Bashës për deputetët
BKT
Shqipëri

Mblidhet grupi parlamentar i PD, zbulohet mesazhi i Bashës për deputetët

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur grupin parlamentar, ku po diskutohet për paralajmërimin për rritjen e çmimit te energjisë dhe krizës energjitike të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama.

Burime nga selia blu bëjnë me dije se Basha u tha deputete se “e rëndësishme është kontakti direkt me qytetarët për të nxitur,inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të Edi Ramës për boshatisjen e  xhepave të qytetarëve”, raporton abcnews.

Kryeministri Rama paralajmëroi dje në një konferencë të jashtëzakonshme se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.


MË SHUME NGA Shqipëri