“No time to die” shfaqet nëpër kinema
BKT
Magazina

“No time to die” shfaqet nëpër kinema

Filmi më i fundit James Bond i Daniel Craig, “No Time To Die”, ka arritur të marrë 4,5-5 milionë paund në ditën e parë të paraqitjes nëpër kinematë e Britanisë së Madhe dhe Irlandës, kanë bërë të ditur producentët. Shfaqja e premierës së filmit ishte shtyrë disa herë për shkak të pandemisë me COVID-19.

Të dhënat tregojnë se shitjet janë 13% më të larta se për “Spectre” të vitit 2015 dhe 26% për “Skyfall” të vitit 2012, ka bërë të ditur Universal Pictures.

Sipas Universal, filmi “No Time To Die”, është shfaqur në 772 kinema të Britanisë së Madhe dhe Irlandës, që do të thotë nëpër 25 kinema më shumë se filmi që ka mbajtur rekordin deri më tani “Star Wars: Rise of Skywalker”, në vitin 2019.

Gower Street Analytics parashikoi se “No Time To Die” do të përbëjë 92% të totalit të blerjeve të arkave në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, në javën e saj të hapjes.


MË SHUME NGA Magazina