Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Elsa Tahiri, zyrtare për komunikim në "Germin" dhe Petrit Augustini, redaktor në Wikipedia, flasin për redaktimin e wikipedias nga diaspora.
Për kualifikimin e kombëtarës U-17 në ligën A në kategorinë e vajzave, flet përzgjedhësi, Kushtrim Munishi dhe një lojtare.
Në lidhje të drejtpërdrejt, për leximin në Sos Fshat, do të flas, Elion Kollçaku, menaxher në Shtëpinë Botuese "Dukagjini”.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























