Komentatori sportiv Kosta Grillo nuk ia del në luftën ndaj COVID-19!
BKT
Sport

Komentatori sportiv Kosta Grillo nuk ia del në luftën ndaj COVID-19!

Kjo e martë vjen me një lajm të trishtueshëm për botën e gazetarisë sportive në Shqipëri.

Komentatori sportiv, Kosta Grillo, nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Grillo ka ndërruar jetën në Turqi, ku po merrte mjekim të specializuar pas rëndimit të gjendjes shëndetësorë që muajin gusht.

Për javë të tëra Kosta luftoi me armikun e padukshëm, por në fund u dorëzua, duke pikëlluar familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij të panumërt.