Yuri Kim: Sundimi i ligjit ka nevojë për institucione të sigurta
BKT
Shqipëri

Yuri Kim: Sundimi i ligjit ka nevojë për institucione të sigurta

Forumi “Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare” është mbajtur këtë të martë.

E pranishme në aktivitet është edhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj vuri theksin te tre prioritete, demokracia, mbrojtja dhe biznisi.

“Puna jonë në ambasadën amerikane fokusohet te tre prioritete: demokracia, mbrojtja e biznesi. Institucionet e sigurta janë të nevojshme për sundimin e ligjit, zbatimin e Reformës në Drejtësi, institucionet, biznisi”, u shpreh ambasadorja Kim.


MË SHUME NGA Shqipëri