Gara për kreun e Policisë së Shtetit – mes një gruaje dhe një burri
Posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, po diskutohet midis një gruaje dhe një burri, në radhët e institucionit ligjzbatues.
Këtë fakt e ka zbuluar Albanian Post nëpërmjet burimeve të saj konfidenciale.
Veliu pritet të zëvendësohet nga ky post, pas afatit 100-ditor që kishte vendosur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për t’iu kushtuar jetës akademike.
Ardi Veliu
Ky rotacion vjen pas vrasjes së një efektivi policie në Lezhë.
Mbrëmjen e 4 tetorit, qyteti i Elbasanit u trondit nga një atentat, i cili regjistroi dy viktima.
100 ditë
“Unë dua t’iu them se keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë, vetëm 100 ditë!”.
Ky ishte urdhri i kryeministrit gjatë një takimi me përfaqësues të Policisë së Shtetit.
Ai u la afat 100 ditë punonjësve të policisë “të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda Policisë së Shtetit, që bashkëpunojnë me krimin”.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama
“Këta janë korruptuesit e Policisë së Shtetit. Këta janë abuzuesit më të mëdhenj që tërheqin prej hundësh shefa komisariatesh duke i kthyer në rojën e tyre”.
Gjithashtu Rama njoftoi se këto ndryshime, do të shoqëroheshin me lëvizje të mëtejshme në të gjithë piramidën e Policisë së Shtetit.
Dita pas 100 ditëve pritet të shohë Policinë e Shtetit në një fazë të re, në duart e një gruaje.























