Spears fansave: Faleminderit që përkrahët lëvizjen #FreeBritney
BKT
Magazina

Spears fansave: Faleminderit që përkrahët lëvizjen #FreeBritney

Ylli i njohur i muzikës pop, Britney Spears, ka bërë një falenderim për fansat të cilët i quan ushtarët e saj besnik. Këngëtarja shfrytëzoi rrjetet sociale për t’i falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur lëvizjen #FreeBritney dhe e kanë ndihmuar të lirohet nga kujdestaria ligjore e cila për 13-vjet i kontrolloi çdo aspekt të jetës.

“Lëvizja #FreeBritney… nuk kam fjalë për t’iu falënderuar. Për shkak të këmbënguljes suaj të vazhdueshme për të më liruar nga kujdestaria ligjore, jeta ime ka marrë drejtim tjetër. Mbrëmë kam qarë për dy orë sepse i kam fansat më të mirë në botë, dhe unë e di këtë gjë. I ndjej zemrat tuaja dhe e di që ju e ndjeni zemrën time,kjo gjë është e vërtetë”, ka shkruar 39-vjeçarja në postimin e saj në Instagram, ku shfaqet duke pozuar nën tingujt e këngës së Kanye West, “Fade”.

Fjalët vlerësuese të ikonës së muzikës pop për fansat vjen disa ditë pasi babai i këngëtares, Jamie Spears, u pezullua nga detyra e kujdestarit ligjor të së bijës.

Lëvizja #FreeBritney u themelua në fillim të vitit 2019 pas spekulimeve online se Britney po mbahej në një qendër të shëndetit mendor kundër vullnetit të saj. Më vonë, ylli i hitit “Lucky” e konfirmoi këtë gjë, gjatë dëshmisë të bujshme në gjykatë.
 


MË SHUME NGA Magazina