Durrës: Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me murin rrethues
BKT
Shqipëri

Durrës: Shoferi humb kontrollin e makinës, përplaset me murin rrethues

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Spitall, Durrës.

Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet A.T., ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

Si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi E.Gj., 28-vjeç, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./tch


MË SHUME NGA Shqipëri