22:30 / 06.10.2021
Portieri i Ajaxit i pafat, mbyll sezonin para kohe
Maarten Stekelenburg “var dorezat në gozhdë” për pjesën e mbetur të sezonit.
Portieri 39-vjeçar i Ajaxit të Amsterdamit do të duhet t’i nënshtrohen një operacioni në ijë, që do ta mbajë atë jashtë fushës të paktën për sezonin aktual 2021/22. Njoftimi u bë nga vetë klubi holandez, transmeton Super Sport.
Trajneri Ten Hag pret kthimin e Andrè Onanas, skualifikimi i të cilit për doping do të përfundojë më 4 nëntor. Ndërkohë, portieri kamerunas, i cili po përfundon kontratën e tij me klubin e Amsterdamit, pëlqehet nga disa klube të mëdha, si Barcelona dhe Interi.























