Kuvendi në seancë plenare, shqyrtohet marrëveshja me Pfizer
BKT
Shqipëri

Kuvendi në seancë plenare, shqyrtohet marrëveshja me Pfizer

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare për të shqyrtuar Aktin Normativ për marrëveshjen e furnizimit me vaksina antikovid me kompaninë Pfizer.

Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare, Kuvendi do shqyrtojë dhe votojë Aktin Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021”.

(Neni 78 dhe 101 i Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e thjeshtë votash për miratim)./rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri