Ikona e muzikës, Adele rikthehet pas gjashtë vitesh
BKT
Magazina

Ikona e muzikës, Adele rikthehet pas gjashtë vitesh

Ikona e muzikës britanike Adele ka paralajmëruar një album të shumëpritur, pas një pauze gjashtëvjeçare.

Fituesja e shumë Çmimeve Grammy publikoi një video të shkurtër në rrjetet e saj sociale për këngën e ardhshme “Easy On Me”, e cila do të publikohet zyrtarisht më 15 tetor.

Aludimet se ajo do të nxjerrë një album së shpejti filluan së pari nga një DJ kanadez i cili njoftoi në fund të shtatorit se Adele po përgatiste një singël të ri.

Billbordet me numrin “30”, të cilat në fakt shënojnë emrin e albumit të saj të ri në studio, filluan të shfaqen në të gjithë botën javën e kaluar.

Albumi i saj debutues u quajt “19”, albumi i saj i dytë “21”, albumi i saj i tretë dhe i fundit “25”, por numri 30 ende nuk është konfirmuar si emri zyrtar i albumit të katërt.


MË SHUME NGA Magazina