Capello: Reali i duhen dy qendërmbrojtës, jo Mbappe
BKT
Sport

Capello: Reali i duhen dy qendërmbrojtës, jo Mbappe

Trajneri i njohur italian, Fabio Capello ka thënë se Real Madrid duhet të përqendrohet më shumë në përforcimin e mbrojtjes se në transferimin e Kylian Mbappen nga PSG-ja.

“Atyre do t’iu duhet kohë për ta ndërtuar një ekip të fortë. Madridit i duhen dy qendërmbrojtës. E pashë ndeshjen e tyre kundër Mallorcas dhe ata nuk kanë telashe në sulm, edhe pa Mbappen”, ka thënë Capello.