Newcastle drejt kalimit në pronësi të fondit arab PIF
BKT
Sport

Newcastle drejt kalimit në pronësi të fondit arab PIF

Një tjetër klub i Premier League do të jetë në duart e manjatëve nga Gjiri Persik.

Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite, PIF është vetëm një hap blerjes së 80% të aksioneve të Newcastle për 300 mln paund.

Premier League ka dhënë ok për këtë transaksion pasi ka marrë prova të mjaftueshme se ky fond është i pavarur nga qeveria saudite dhe se nuk janë këta të fundit që do të drejtojnë klubin.

Afro 92% e tifozëve të Newcastle janë shprehur pro blerjes së klubit nga fondi saudit pasi këta të fundit kanë premtuar blerje të mëdha në merkato.