HBO publikon trailerin e serialit ‘House of the Dragon’
BKT
Magazina

HBO publikon trailerin e serialit ‘House of the Dragon’

HBO ka publikuar trailerin e parë për “House of the Dragon”, seriali i ri që lidhet me historinë në “Game of Thrones”.

Seriali i ri do të trajtojë Targaryen, paraardhësin e Deneris Targaryen, i cili ishte një nga protagonistët kryesorë në “Game of Thrones”.

Traileri nuk zbulon shumë, por skenat tregojnë anëtarët e familjes Targaryen: Zotat, mbretërit, zjarri dhe gjaku. Ëndrrat nuk na bënë mbretër, dragonjtë na bënë.

Ndër të tjera, në vazhdimin e ri do të shihni Fronin e Hekurt, luftën me shpatë, flokët shumë të ndritshëm, të bardhë dhe vetëm një aluzion të një dragoi.

Ngjarja në serial është vendosur rreth 100 vjet para se sa seria origjinale, ajo do të tregojë historinë e shtëpisë Targaryen, një seri mbretërish që sunduan Westeros para se Robert Baratheon të ngjitej në fron dhe të fillonte Game of Thrones.

Producenti ekzekutiv dhe regjisori ekzekutiv është Miguel Sapochnik, i cili ka bërë regjinë e shumë episodeve të “Game of Thrones”, përfshirë “Battle of the Bastards” dhe “Long Night”. Episodet e reja të “House of Dragons” do të transmetohen në HBO dhe HBO Max.


MË SHUME NGA Magazina