Justin Timberlake shet vilën për 35 milionë dollarë
BKT
Magazina

Justin Timberlake shet vilën për 35 milionë dollarë

Justin Timberlake dhe Jessica Biel duan t’i thonë lamtumirë një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre në Los Anxheles.

Çifti ka vendosur të shesë shtëpinë e tyre superluksoze në Los Anxheles. 35 milionë dollarë është çmimi që Justin e Jessica i kanë vënë vilës së mahnitshme. Këtë shtëpi Justin e kishte blerë në vitin 2002 për vetëm 8.3 milionë dollarë. Prona është e vendosur në një sipërfaqe prej 10 hektarësh, me 7 dhoma gjumi dhe 13 tualete.

Justin Timberlake dhe gruaja e tij Jessica Biel, janë sërish bashkë  pas skandalit që bëri Justin Timberlake me aktoren Wainwright gjatë një pushimi nga xhirimet e filmit të tij më të ri me titull “Palmer” .

Edhe pse thashethemet flisnin për një lëkundje në martesën e tyre, çifti, i cili ka një djalë të quajtur Silas, ka vazhduar të jetë bashkë.


MË SHUME NGA Magazina