Martinez: Henry pasardhësi im? Nuk e di, të shohim!
Roberto Martinez ka folur për rolin e Thierry Henry në stafin e tij teknik dhe për një të ardhme të mundshme të francezit në krye të pankinës së kombëtares të Belgjikës:
“Kishim një marrëveshje bashkëpunimi gjatë Kampionatit Europian. Gjatë fazës finale të një turneu kam nevojë për dy asistentë me kohë të plotë, por jo gjatë periudhës së ndeshjeve kualifikuese.
I njoh vlerat e Thierry, në gusht u bë sërish i disponueshëm dhe do të qëndrojë me ne deri në Botëror”, ka thënë në një intervistë për “l’Equipe”, trajneri i kombëtares së Belgjikës.
Martinez ka folur edhe për mundësinë që Henry të jetë pasardhësi i tij në krye të “djajve të kuq”: “Kontratat tona mbarojnë të dyja në vitin 2022. Do të vazhgojë lojtarët tanë në Ligue 1 dhe Premier League. Është një zgjidhje perfekte.
Mund të jetë pasuesi im? Të shohim, nuk kemi planifikuar asgjë. Nuk mund të parashikojë se çdo të ndodhë pas një viti”.























