Munishi reagon pas humbjes së Kosovës U21 nga Çekia
BKT
Sport

Munishi reagon pas humbjes së Kosovës U21 nga Çekia

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka thënë se Kombëtarja nuk është ekip i lagjes dhe ata që nuk dinë duhet të pyesin. Ai ka komentuar kështu pas humbjes së Kosovës U21 nga Çekia në ndeshjen në kuadër të grupit G të kualifikmeve për evropianin e të rinjëve.

"Sa kuptoj une në futboll me atë qfarë kam parë gjatë këtyre ndeshjeve të Kombëtares së Kosoves U21 , nëse ne arrijmë të marrim pikë ma shumë se edhe një Kombëtare tjeter përveq Andores duhet të bëjmë mrekulli .

Muhamed Dubova lojtari i Sc Gjilanit eshte doktor shkence për shumë lojtar aty që i ftoni zoteri të nderuar …

Por ju e dini ma mirë ndoshta .

Por kur ju shoh C. V të gjithëve me radhë aty qka jeni dyshoj shumë se ju dini ma mirë .

Masi nuk dini pytni pra sepse Kombëtarja nuk eshte ekip i lagjes sikur që u duk sonte", ka shkruar Munishi në Facebook.