Kuqezinjtë nisen drejt Hungarisë para ndeshjes shumë të rëndësishme
BKT
Sport

Kuqezinjtë nisen drejt Hungarisë para ndeshjes shumë të rëndësishme

Kuqezinjtë janë nisur për në Hungari ku do të luajnë ndeshjen e radhës.

Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë mysafire e Hungarisë në duelin që luhet nesër nga ora 20:45.

Ekipi i Shqipërisë tashmë është nisur për në Hungari ku do të akomodohen para ndeshjes së nesërme që luhet në “Pushkash Arena”.

Do të jetë kjo një përballje shumë e rëndësishme për fatin e të dyja Kombëtareve në këto kualifikime.

Pas gjashtë ndeshjeve të luajtura, Shqipëria pozicionohet e dyta në grupin I me 12 pikë, ndërsa Hungaria është e katërta me 10 pikë.

Ekipi i Edy Rejas është shumë i motivuar para këtij dueli, futbollistët janë në formë të mirë, andaj do të kërkojnë maksimumin në këtë duel.

Në duelin e parë të luajtur në Elbsan, Shqipëria pati fituar me rezultat 1-0 falë golit të Armando Brojës.

Ndërkohë të martën Shqipëria do të luajë një tjetër ndeshje vendimtare në shtëpi ndaj Polonisë.