Shoqatat e Transportit paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës
BKT
Shqipëri

Shoqatat e Transportit paralajmërojnë rritje të çmimit të biletës

Shoqata e Transportit Urban dhe Interurban paralajmërojnë rritjen e çmimit të biletave.

Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transporteve tha në një intervistë për Euronews Albania se rritja ne çmimit të naftës është një goditje fatale për këtë sektor, që ende nuk ka dalë nga kriza e pandemisë. Sipas tij, rritja e çmimit me 10 ose më shumë për qind gjatë 2 javëve të fundit i ka rritur kostot për transportin publik me të paktën 25 milionë lekë më shumë.

Në një letër dërguar qeverisë, përfaqësues të shoqatës thonë se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit.


MË SHUME NGA Shqipëri