15:01 / 08.10.2021
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
1. Zana Ramovic menaxhere, flet për akademinë e animacionit "Anibar" e cila ka hapur thirrjen për aplikim për gjeneratën e pestë.
Do të ketë lidhje të drejtpërdrejt nga Braga e Portugalisë, ku Kosova merr pjesë në garën ndërkombëtare të automobilizmit.
Ilir Morina udhëtar, fotograf, flet se si është të eksplorosh botën dhe për turizmin në vjeshtë.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























