15:05 / 08.10.2021
Vrasja e dëshmorit Arben Zylyftari, SPAK rihap hetimet
SPAK do rihapë dhe do rihetojë vrasjen e bujshme të komisar Arben Zylyftari, ngjarje e ndodhur 21 vite më parë.
Burime nga Prokuroria e Posaçme bëjnë me dije për Euronews Albania se për këtë çështje do të ripyeten të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë.
Mësohet se personi i parë i marrë në pyetje është ish-avokati i Admir Tafilajt, i dënuar përjetë për vrasjen e ish-kryepolicit te Shkodrës.
Sipas burimeve verifikimet do vijojnë dhe në pyetje do merren edhe persona të tjerë.























