19:10 / 08.10.2021
Malisheva vazhdon stërvitjet në Durrës
Malisheva ka udhëtuar në Durrës në kampin stërvitor disa ditor. Pas mbarimit të ndeshjeve të kombëtareve, më 16 tetor malisheva do të udhëtojë në Klinë për t`u përballur me Dukagjinin.
NJOFTIMI
Sot, FC Malisheva ka udhëtuar në Durrës në kampin stërvitor disa ditor.
Skuadra Arsim Thaçit, ka filluar stërvitjet në Olympic Park në Durrës ku do të qëndrojnë deri të mërkurën.
Skuadra ka shfrytëzuar pauzën me rastin e ndeshjeve ndërkombëtare, për të marrë energji të reja dhe për t'u kthyer më të freskët e më fuqishëm në rifillimin e ndeshjeve me 16 tetor ku do të udhëtoj në Klinë për t'u përballur me FC Dukagjinin.























