09:59 / 10.10.2021
I papërsëritshmi Fury, e nokauton Wilderin dhe mbron titullin
Tyson Fury e ka dëshmuar edhe njëherë që është më superior se Deontay Wilder.
Boksieri britanik e ka mundur me nokaut në raundin e 11-të Wilderin, duke ia shkaktuar humbjen e dytë radhazi.
Wilder boksoi mirë, por Fury tregoi se pse e meriton titullin e botës. Fury tani do të kërkojë unifikimin e titujve, raporton GE.
Kujtojmë se Fury me Wilderin kanë bërë tri meçe. I pari shkoi barazim, teksa dy të tjerët i fitoi Fury.























