10:22 / 11.10.2021
Pogba goditja e madhe e Juventusit
Paul Pogba është në planet e Juventusit. Mesfushori francez nuk e harron Torinon dhe momentet e bukura që ka kaluar atyre.
Nga ana tjetër bardhezinjtë duan të përforcojnë mesfushën me një kampion dhe kanë një plan për ta bërë diçka të tillë, sikurse shkruan Rudy Galetti.
Te Juventusi planifikojnë të shesin Aaron Ramsey dhe një mes Weston Mckennie e Adrien Rabiot, me synimin për të reduktuar pagat dhe për të bërë një bend për Pogba.
Kampioni i botës mund të nënshkruajë që në janar një parakontratë me Juventusin, pasi i lejohet diçka e tillë në 6 muajt e fundit të marrëveshjes me United.























