Paul McCartney thyen heshtjen pas 5 dekadash
“Nuk isha unë shkaktari i shpërbërjes së The Beatles”.
Për më shumë se 50 vite historia e muzikës rock e përshkroi Paul McCartney-n si pjesëtarin që ndau The Beatles. Një prej ndarjeve më të komentuara dhe të analizuara në historinë e muzikës. Por McCartney në një intervistë BBC Radio 4 që do të transmetohet më 24 Tetor ka thënë se nuk e ka nxitur ai ndarjen.
Sipas tij ishte Johny që një ditë tha se unë po largohem nga Beatles duke e kujtuar atë moment si periudhën më e vështirë e jetës. Nëse John Lennon nuk do të hiqte dorë, udhëtimi muzikor i grupit mund të ishte shumë më i gjatë. Paul ka thëne se një nga faktorët që distancuan John ishte lidhja e tij me Yokon.

Ndërsa paqartësia se kush e shkaktoi ndarjen erdhi si pasojë e faktit që menaxheri i ri i grupit, Allen Klein, u tha atyre të heshtnin, teksa të përfundonin disa marrëveshje biznesi. McCartney u shpreh se u desh të mos tregonin se nuk ishin më grup, por ai ishte i pari që theu heshtjen ndaj mori pjesën më të madhe të fajit.
The Beatles, grupi i formuar në Liverpool në vitin 1960 nga John Lennon, Paul McCartney, George Harrison dhe Ringo Starr, konsiderohet si grupi më me ndikim i të gjitha kohërave. Ata sollën revolucion jo vetëm në muzikë, por u panë edhe si udhëheqës të të rinjve nëpër lëvizje sociokulturore.























