Zbulohet arsyeja e takimeve mes The Weeknd dhe Angelina Jolie
Prej disa muajsh Aktorja Angelina Jolie u përfol në media për një lidhje dashurie me këngëtarin The Weeknd pas disa fotove të publikuara në rrjet ku dyshja shfaqej së bashku në ambiente publike. Mediat së fundi kanë hedhur poshtë spekulimet dhe është mësuar se e vërteta e takimeve të tyre nuk është “dashuria” për njëri-tjetrin, por një çështje më e madhe, dashuria për njerëzimin.
Weeknd po ndjek hapat humanitare të Angelina Jolie duke iu bashkuar Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së si Ambasador. Këngëtari i “Can’t Feel My Face tha se Programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara po bën një punë të rëndësishme për të ndryshuar dhe shpëtuar jetë njerëzish dhe se ai ndjehej i privilegjuar që po jep kontributin.
Përfaqësues të organizatës thanë se janë të nderuar që këngëtari iu bashkua misionit. Ai padyshim do të frymëzojë brezin e ardhshëm të humanitarëve në luftën për të siguruar që asnjë njeri qoftë burrë, grua apo fëmijë të mos shkojë në shtrat i uritur thanë ata.
Nga ana tjetër aktorja Jolie punon pranë OKB -në për më shumë se dy dekada. 46-vjeçarja e cila u bë Ambasadore e Vullnetit të Mirë në 2001 vazhdoi të mbante titullin për 11 vitet e ardhshme. Ajo aktualisht kryeson si e dërguar speciale për OKB -në.























