Bieber flet rreth planeve të tij për të pasur fëmijë me Haileyn
BKT
Magazina

Bieber flet rreth planeve të tij për të pasur fëmijë me Haileyn

Justin Bieber ka folur së fundmi rreth dëshirës së tij për të pasur fëmijë, me bashkëshorten e tij, supermodelen Hailey Bieber. Këngëtari 27-vjeçar ka thënë në dokumentarin e tij “Justin Bieber: Our World” se në një të ardhme jo shumë të largët, mendon të krijojë familje me modelen 24-vjeçare.

“Qëllimi im për vitin 2021 është që të vazhdojë të arrijë qëllimet dhe të argëtohem teksa i arrij ato. Do të sigurohem po ashtu që në radhë të parë ta kem familjen dhe të nis diçka të re në këtë drejtim” thuhet ne dokumentarin e  Bieber. Në dhjetor të vitit të kaluar, krijuesi i hitit ‘Peaches’ pranoi se Hailey përfundimisht do të vendosë për planet e tyre afatgjata familjare.

Pavarësisht kësaj, Justin ka deklaruar se Hailey dëshiron te arrijë disa gjëra para se ta kthejë fokusin e saj drejt familjes. Ndërkohë, në vitin 2019, supermodelja kishte deklaruar se nuk dëshiron të ketë fëmijë për të paktën edhe disa vjet.


MË SHUME NGA Magazina