15:30 / 11.10.2021
Arilena Ara ndan detaje nga kënga e ardhshme e albumit
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare ka bërë të ditur se po sjell së shpejti këngën e re.
Arilena Ara është po sjell së shpejti këngën e radhës dhe këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo ndau në Instagram disa fotografi njëra ndër të cilat ishte në formatin bardh e zi, ku shihej e veshur plot stil.
Krahas fotografive të publikuara ajo dha edhe disa detaje rreth këngës e cila po vjen pas dy ditësh (13 tetor) dhe do të titullohet “Ke me mungu”.























