Spiunimi mbi “Tories”: MI5 zbuloi spiunin e dyshuar rus
BKT
Lajme

Spiunimi mbi “Tories”: MI5 zbuloi spiunin e dyshuar rus

Agjentët e MI5 ndoqën një spiun të dyshuar rus i cili u infiltrua në konferencën e partisë konservatore britanike “Tory”.

Operacioni i mbikëqyrjes filloi pasi u dallua se spiuni rus po përpiqej t’i afrohej kryeministrit dhe ministrave të kabinetit, transmeton “The Sun”. Operativi ishte parë i përzier medrejtuesit e lartë konservatorët brenda zonës së sigurt, 24 orë para se kryeministri britanik Boris Johnson të mbante fjalimin e tij kryesor në Mançester.

Policia lajmëroi drejtuesit e lartë të partisë kur ai u gjurmuaduke folur në gjuhën ruse në telefonin e tij celular në një cep të qetë brenda zonës së sigurt. Tekstet u dërgoheshin ndihmësve ministrorë që i paralajmëronin ata të ishin në roje, ndërsa shërbimi i sigurisë kryente kontrollin e të dhënave.

Një burim i lartë i partisë deklaroi se: “Ai dukej i etur për të kërkuar nga ministrat e Kabinetit që të pozonin për një selfie - por ne kishim frikë se ishte diçka më e keqe.” Zyrtarët e partisë kishin frikë se spiuni rus - të cilën ata e quanin fshehurazi “Boris spiuni” - ishte në një mision “kompromentimi” për të mbledhur informacione të dëmshme për konservatorët e vjetër.

I dyshuari, një burrë rreth të 40-ve ishte i veshur me një xhaketë dhe kravatë ngjyrë kafe të errët dhe mbante një maskë Covid si dhe një leje zyrtare. Ai ishte vazhdimisht në celularin e tij, duke bërë fotografi dhe me sa duket duke dërguar mesazhe.

MI5 dhe policia e identifikuan atë shpejt si një diplomat rus i cili ishte lejuar nga partia për të marrë pjesë në tubimin pesë-ditor.Ata vendosën se do të ishte më e dobishme ta gjurmonin atë, për të parë se ku do të shkonte ose se me kë do të takohej. 

Një zëdhënës i konservatorëve refuzoi të diskutojë lidhur me operacionin dhe vetëm deklaroi se: “Shumë përfaqësues të huaj marrin pjesë në Konferencën e Partisë Konservatore.”

 


MË SHUME NGA Lajme