Gjermania e mbyll me ‘poker’ për ta siguruar kualfikimin
BKT
Sport

Gjermania e mbyll me ‘poker’ për ta siguruar kualfikimin

Gjermania siguron kualifikimin në Botëror përmes pozitës së parë me 21 pikë të mbledhura. 

Ata kanë triumfuar ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultat 4-0 si mysafir, me të gjitha golat të ardhur në pjesën e dytë, transmeton "lajmi.net".

Golat për gjermanët u shënuan nga Kai Havertz (50′), Timo Werner (70′ 74′) dhe Jamal Musiala (84′).

Në grupin G, Holanda ka shënuar një fitore bindëse duke e demoluar Gjibraltarin me rezultat 6-0, gjersa Norvegjia ka arritur një fitore të vlefshme me rezultat 2-0 ndaj Malit të Zi, kurse Turqia ka arritur një fitore në fund të ndeshjes për t’i mbajtur gjallë shpresat për një vend të dytë në grup.

Grupin e kryeson Holanda me 19 pikë të mbledhura, kurse Norvegjia pozicionohet e dyta me 17 pikë dhe Turqia e treta me 15 pikë.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara të ditës së sotme: