Gigi Hadid na tregoi për marrëdhënien e Bella dhe vajzës, Khai
Bella Hadid festoi ditëlindjen e saj të shtunën dhe Gigi zgjodhi një foto të ëmbël të së motrës me vajzën e saj, Khai. Në urimin e përzemërt, Gigi e quajti të motrën “një mbrojtëse të përjetshme” të vogëlushes së saj.
“Ne të gëzohemi ty sot e çdo ditë, Bella. Ajo është motra ime e vogël, por edhe një mburojë e mbrojtëse shpirtërore e përjetshme si teze. Jam kaq krenare të të shoh që zotëron rritjen dhe përmbushjen tënde. E di që çdo gjë që ke krijuar për veten do të të sjellë dritën dhe gëzimin që ti meriton. Mezi po pres! 25! Të dua në çdo rrotullim të diellit.”
Ndërkohë, nuk munguan as urimet e familjarëve të tjerë, të cilëve iu bashkua edhe Dua Lipa me një foto të dyshes gjatë ditëlindjes së këngëtares në Gusht. Më pas, ajo iu bashkua një grupi të vogël miqsh që festuan ditëlindjen e modeles në Nju Jork.
Për ditën e veçantë, Bella nuk zgjodhi të shkonte larg stilit të saj identifikues, e veshur e tëra me të zeza, madje vendosi edhe një paruke në ngjyrë kafe të errët me baluke dhe të valëzuar.























