Justin Bieber bën gjestin romantik ndaj Hailey
BKT
Magazina

Justin Bieber bën gjestin romantik ndaj Hailey

“Nuk mund ta besoj që je imja”, këndon lehtas Justin Bieber në këngën e tij të re, kushtuar bashkëshortes së tij, Hailey Bieber nga albumi i tij, “Justice”.

“Është përtej fiksimit, e gjithë vëmendja ime, asgjë nuk krahasohet me ty”. E titulluar thjesht “Hailey” në nder të së dashurës së tij të zemrës, kënga është një përzierje e ëmbël që të mbetet në mendje. Duket se kënga e re është në rrugën e duhur për t’u preferuar gjerësisht nga fansat pasi deri më tani ka 1 milion klikime e nëse vazhdon kështu, mund të arrijë në listat e hiteve.

Çifti u njoh rastësisht kur Justin ishte vetëm 15 vjeç dhe Hailey 12 dhe romanca ishte ende larg. Ndonëse projekti është një prodhim bashkëpunimi, mbart nota tepër personale dhe ngjan si një letër dashurie. Bieber i është referuar së kaluarës, tashmes dhe së ardhmes me Hailey:

“Ne do të jemi diamante kur ditët tona të arta të kenë mbaruar”. Ndonëse kënga ishte pjesë e një trioje të publikuar, duket se është ajo që ka marrë vëmendjen më të madhe të artistit. E si mund të ndodhte ndryshe? Është “Hailey”.


MË SHUME NGA Magazina