Lista e artisteve më të dëgjuara të shekullit XXI
BKT
Magazina

Lista e artisteve më të dëgjuara të shekullit XXI

Mes tyre Dua Lipa dhe Rita Ora, renditet e para Pink.

Dua Lipa dhe  Rita Ora janë në mesin e 20 këngëtareve femra më të dëgjuara të shekullit XXI në Mbretërinë e Bashkuar, sipas listës së përpiluar nga kompania e licencimit të muzikës, PPL. Dua Lipa është renditur e 14-ta në këtë listë ndërsa Rita Ora është renditur e 19-ta.

Sipas listës, Dua Lipa ka lënë pas këngëtaret e mëdha si Christinas Aguilera, Ellie Goulding e Ariana Grande, ndërkaq Rita Ora ka lënë pas vetëm Ariana Granden në top 20-shen.

Pink është vlerësuar si artistja më e dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur filloi shekulli XXI, sipas kompanisë së licensimit PPL. Madonna është radhitur e dyta, ndërkaq në vendin e tretë është Katy Perry. Rihanna është në vendin e katërt dhe Lady Gaga në vendin e pestë.

 


MË SHUME NGA Magazina