L’Equipe tregon “pesëshen magjike” për "Topin e Artë"
BKT
Sport

L’Equipe tregon “pesëshen magjike” për "Topin e Artë"

Është përpiluar një minilistë me kampionë, të ashtuquajturit “5 të mrekullueshmit”, që përmbledh kandidatët favoritë për të fituar Topin e Artë, çmimin prestigjioz që do të dorëzohet pas një muaji.

Gazeta prestigjioze franceze “l’Equipe”, parashikon se do të jetë një garë mes Jorginho, Cristiano Ronaldo, Messi, Benzema dhe Lewandowski për fitimin e këtij çmimi.

Gazeta franceze bën një panoramë për secilin prej 5 pretendentëve dhe veçon një treshe të përbërë nga sulmuesit që kanë shënuar më shumë, më saktë Messi, Benzema dhe Lewandowski.

Por edhe mesfushorit italo-brazilian nuk i mungojnë “armët shtesë”, pasi prezantohet me suksesin në Champions League me Chelsean dhe fitoren e Kampionatit Europian me skuadrën “axurre” të Roberto Mancinit.