Sousa: Ndeshja me Shqipërinë? Një nga momentet kryesore të grupit
Pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, të fituar nga polakët 1-0, ka folur edhe trajneri i tyre Paulo Sousa. Ai u ndal te rëndësia e kësaj fitoreje, disa lojtarë specifik si dhe te stili i lojës.
Ndeshja- “Ky është një nga momentet kryesore kur bëhet fjalë për grupin. Ishte një lojë e vështirë. Tifozët i shtynë lojtarët te jepnin më shumë në fushën e lojës. Fusha është e ndryshme këtu, është në thelb terren artificial. Ishte një ndeshje shumë e luftuar prandaj dhe ne nuk duhej ta humbnim në asnjë moment përqendrimin”.
Taktika- “Taktikisht ne kemi marrë vendimet e duhura. Shqipëria luan ndryshe në shtëpi dhe ne ishim të përgatitur për të. Linja jonë mbrojtëse po përmirësohet dhe po zhvillohet vazhdimisht. I kam thënë edhe më parë lojtarëve se do të ketë shumë neshje të rëndësishme “kokë më kokë” dhe për fat të mirë nuk i kemi humbur ato”.
Lojtarët- “Ne e kemi ndërtuar sistemin tonë pranë Zielinski. Kur Klich hyri, ai na dha shumë cilësi dhe lëvizshmëri. Ekipi po përmirësohej nga minuta në minutë. Çelësi i ndeshjes ishte ndryshimi i Adam Buksa me Karol Iderswiderski. Mbaj mend që të gjithë po më kritikonin kur e thirra në kombëtare, por tashmë e ka vërtetuar që bashkëpunon mirë me ekipin”.
Arbitrimi- “Gjyqtari bëri shumë mirë. Nuk ishte një ndeshje e lehtë për t’u arbitruar”.























