Mbretëresha Elizabeth vendos të përdorë bastunin
BKT
Magazina

Mbretëresha Elizabeth vendos të përdorë bastunin

Mbretëresha Elizabeth është fotografuar duke ecur me ndihmën e një bastuni. Kjo besohet të jetë hera e parë që ajo vendos ta bëjë këtë në një event të rëndësishëm, siç është ai i 100-vjetorit të Legjionit të Lulëkuqes të Forcave të Armatosura Britanike.

Në vitet 2003-2004, Mbretëresha e përdorte bastunin pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju për të hequr një kërc të dëmtuar.Ishte Princesha Royal që i dorëzoi bastunin Mbretëreshës për të lëvizur në eventet që ajo mori pjesë. Në njërin prej tyre, ajo nuk përdori rrugën e zakonshme, por një më të shkurtër për të mbërritur në ndenjësen e saj.Pallati i Buckingham nuk ka pranuar të japë një koment për “Metro”, por ndryshime të këtij lloji në ngjarje të rëndësishme janë bërë edhe më parë për lehtësinë e lëvizjes së Madhërisë së saj.


MË SHUME NGA Magazina