10:13 / 13.10.2021
Digjet një veturë e policisë në veri të Mitrovicës
Afër shkollës teknike në veri të Mitrovicës është djegur një veturë e policisë.
Vetura është djegur mëngjesin e së mërkurës, transmeton KosovaPress.
Për këtë është kontaktuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut por nuk kanë qenë të qasshëm.























