Nicky Minaj del në mbrojtje të Jesy Nelson
Reperja Nicki Minaj ka mbrojtur Jesy Nelson kundër pretendimeve të “blackfishing” në videoklipin e saj të fundit muzikor, “Boyz”. Blackfishing është term që përdoret në botë për të akuzuar dikë si zezak ose i racës së përzier.
Minaj, e cila shfaqet në këngë, ka reaguar përmes rrjetit social Instagram duke i bërë thirrje të gjithë zërave kritikë të ndalojnë së foluri. Teksa më tej reperja ka thënë: Nëse e dini që dikush ka qenë vetëvrasës nga ngacmimi në të kaluarën, pse të përpiqeni të bëni që një mori njerëzish t’i ngacmojnë përsëri për diçka tjetër?
Boyz, e cila merr shembullin e këngës së Diddy Bad Boy for Life, është publikimi i parë solo i Jesy Nelson që kur u largua nga Little Mix vitin e kaluar. Rikujtojmë se këngëtarja e njohur Jesy Nelson do të performonte me reperen në MTV Video Music Awards 2021 por për shkak të polemikave dhe problemeve që Nicki Minaj hasi me vaksinën gjithçka u anulua në minutën e fundit.























