10:54 / 13.10.2021
Ndërroi jetë një nder themeluesit e LDK-së në Kaçanik, Hebib Shehu
Sot ka ndërruar jetë kryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Kaçanik njëherit figura emblematike e gjithë Komunës së Kaçanikut, z.Hebib Shehu.
Njoftimi i plotë i LDK-së, Dega Kaçanik
Të nderuar qytetarë të Kaçanikut,
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për vdekjen e kryetarit të parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Kaçanik njëherit figurën emblematike të gjithë komunës së Kaçanikut, z.Hebib Shehu- AGËS BIB.
Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Kaçanik anulon të gjitha aktivitetet politike të ditës së sotme.
Ngushëllime familjes, miqve dhe të gjithë Kaçanikut.























