Arabët nuk ndalen, pas Newcastle gati të blejnë edhe Interin
Mohammed bin Salman nuk ndalet vetëm duke blerë ekipin e Newcastle.
Princi i kurorës në Arabinë Saudite po kërkon të zgjerojë investimet e tij duke blerë edhe ekipin italian të Interit.
Diçka e tillë ka kohë që po flitet në mediat italiane dhe ato arabe, por gjithsesi palët nuk kanë rënë kurrë dakord për shifrat. Megjithatë, duket se tashmë palët janë shumë pranë.
Sipas gazetës “Libero”, Fondi Arab i Investimeve Publike i ka ofruar familjes Zhang një shumë prej 1 miliard eurosh për të marrë aksionet e Interit. Një ofertë e tillë e ka tunduar jo pak presidentin “zikaltër”. Sipas gazetës, Zhang do të ishte i gatshëm t’i shiste klubin Princit për 1 miliard euro pasi ajo shumë mund ta ndihmonte familjen të dilte nga kriza që e ka kapur që prej fillimit të pandemisë.























